Alb Eng
Për QIKA 1≠1
About Image

Kush jemi ne?

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

QIKA është hapësirë për të reja e të rinj për të krijuar, punuar, lexuar, festuar e ëndërruar për një botë më të mirë e të barabartë për të gjithë. Ndërhyrja në diskursin publik përmes hulumtimeve, raportimeve, aksioneve dhe diskutimeve është motivi dhe metoda e qendrës sonë.

Kjo nismë vjen si revoltë ndaj shtypjes që përjetojnë gratë në familje, punë, rrugë e institucione. Përpjekja jonë është të  praktikojmë dhe zhvillojmë një feminizëm gjithëpërfshirës, ku gratë e të gjitha zonave, moshave, etnive, klasave, orientimeve seksuale dhe  religjioneve të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të jetojnë pa shtypje dhe diskriminim.

Përmes aktivizmit si formë e gjithëpërfshirjes dhe gazetarisë si mjet i rëndësishëm informimi, kemi synim që të bashkojmë zërat e grave dhe burrave për barazi dhe të inkurajojmë institucionet e qytetarët që ta konsiderojnë barazinë gjinore si kusht të domosdoshëm për zhvillimin shoqëror.

Në kuadër të këtij angazhimi kemi krijuar edhe platformën mediale feministe www.qika.org; një hapësirë tërësisht e re informimi, diskutimi dhe leximi që tenton t’i jap vëmendje perspektivave të margjinalizuara të vajzave dhe grave në Kosovë. Më shumë se sa një media informuese, së bashku do të krijojmë një platformë ku shpjegohen dhe artikulohen format e shtypjes e pabarazisë; një vend ku historitë dhe rrëfimet thërrasin për solidaritet dhe organizim feminist.

Team

Leonida Molliqaj

Drejtore Ekzekutive

Leonida Molliqaj është Drejtore Ekzekutive dhe kryeredaktore në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA. Ajo ka përfunduar studimet e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Për gjashtë vite ka punuar si gazetare tek Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, pranë organizatës Çohu, e specializuar në hulumtimet për korrupsion, barazi gjinore dhe çështje sociale. Leonida ka qenë bursiste e disa programeve për gazetari hulumtuese si dhe është shpërblyer me çmime të ndryshme për punën e saj nga organizata jo-qeveritare, organet e OKB-së, Komisioni Evropian dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Donjeta Morina

Menaxhere e Programit

Donjeta Morina është Menaxhere e Programit në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA. Ajo ka 8 vite përvojë pune në hulumtime dhe ngritje të kapaciteteve të zyrtarëve publik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në çështje të barazisë gjinore, analizës gjinore, dhe integrimit të perspektivës gjinore në politika publike. Donjeta ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Rrjetin e Grave të Kosovës, Institutin Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, UNDP, dhe UN Women.

Bardha Nikoliqi

Menaxhere për Financa dhe Administratë

Bardha Nikoliqi është Menaxhere për Financa dhe Administratë në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë në ofrimin e shërbimeve të menaxhimit financiar në Sektorin e Shoqërisë Civile në Kosovë, si Menaxhere e Financave dhe Administratës. Bardha menaxhon të gjitha nevojat financiare të brendshme dhe të jashtme të QIKA-s. Megjithatë, duke qenë se ajo ka përvojë të konsiderueshme në bazat e të dhënave statistikore, ajo gjithashtu ofron mbështetje në hulumtime që kërkojnë analiza të tilla.

Medinë Dauti

Hulumtuese

Medinë Dauti është hulumtuese në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA. Ajo ka përfunduar studimet për punë sociale në Universitetin e Prishtinës. Medina ka qenë bashkëpunëtore në hulumtime të ndryshme në kuadër të UP-së dhe gjithashtu bursiste në disa programe në kuadër të Fakultetit Filozofik dhe MASHT-it. Ajo është themeluese e disa iniciativave me bazë në komunitet dhe aktiviste për të drejtat e njeriut me theks të veçantë në të drejtat e grave dhe komunitetin LGBTIQ+.

Bletë Rashiti

Koordinatore e projektit

Bletë Rashiti është koordinatore e projektit në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA. Angazhimi i saj në QIKA është i fokusuar në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për zhvillimin e mëtutjeshëm të platformës dixhitale “1≠1”. Bleta ka përfunduar studimet në departamentin e Sociologjisë pranë Universitetit të Prishtinës. Duke punuar në organizata të ndryshme si OFAP, Fondacioni Jahjaga, Qendra për Hulumtime Psikosociale Mjekësore, dhe World Vision, ajo ka udhëhequr projekte të rëndësishme që kanë prekur direkt jetën e grave dhe fëmijëve.

Blenda Asllani

Hulumtuese

Blenda Asllani është hulumtuese në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA. Ajo është në përfundim të studimeve në departamentin e Shkencës Politike pranë Universitetit të Prishtinës. Blenda ka publikuar hulumtime që trajtojnë tema shoqërore e politike në platforma të ndryshme si Kosovo 2.0, NSI, QKSS etj. Ajo është themeluese e disa iniciativave studentore që promovojnë barazinë gjinore si dhe bursiste në disa programe në kuadër të Fakultetit Filozofik dhe MASHT-it.

Anita Vllahiu

Menaxhere e Projektit

Anita Vllahiu është Menaxhere e Projektit në Qendrën për Informim, Kritikë, dhe Aksion - QIKA. Ajo ka përfunduar studimet Territoriale Ndërkombëtare, me specializim në Anglofoni, në universitetin Metropolitan në Pragë. Anita ka punuar në organizata si Action for Mothers and Children, si dhe ka udhëhequr projektin Team Rijad nga UNICEF Kosovo për gjithëpërfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Gjithashtu ajo ka përvojë edhe në sektorin privat, përkatësisht në fushën e marketingut, komunikimit, dhe filantropisë.

Aktivitete

...

Donatorët