Gratë janë ende të pasigurta në rrugë sepse ne nuk i përgjigjemi pyetjes themelore se kush është në të vërtetë në rrënjë të këtij problemi.
Pesë vjet pasi lëvizja #MeToo arriti kulmin në 2017, cikli i dhunës dhe tragjedisë me bazë gjinore vazhdon në mënyrë krejtësisht i pandërprerë. Vetëm nga prilli 2020 deri në mars 2021, 177 gra u vranë në Angli dhe Uells, raporton Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS). Ky ishte i njëjti numër si një vit më parë, por më i ulët se 2018-2019 kur numri arrinte 241 – më i larti në një dekadë.
Anketa e Krimit për Anglinë dhe Uellsin (2017) vlerëson se 20% e grave, një në çdo pesë gra, kanë përjetuar një lloj sulmi seksual që nga mosha 16 vjeçare, gjë që është ekuivalente me 3.4 milionë gra, ndërsa abuzimi në familje ende prek 1.6 milionë gra në vit. Një sondazh i OKB-së nga viti 2021 zbuloi se 70% e grave në Mbretërinë e Bashkuar kanë përjetuar ngacmime seksuale në publik. Kjo shifër rritet në 97% në moshën 18 deri në 24 vjeç. Katër nga pesë gra (81%) ndihen të pasigurta duke ecur vetëm natën në një park ose hapësirë tjetër të hapur, raporton iNews.
Sipas një studimi gjithëpërfshirës nga Universiteti Stanford, gratë ecin më pak në publik sesa burrat. Pothuajse në çdo vend të botës, ato ecin në mënyrë disproporcionale më pak hapa çdo ditë. “Nëse një person nuk ecën shumë, ndoshta është dembel. Nëse qindra mijëra njerëz – dhe veçanërisht gratë – nuk ecin shumë? Ky nuk është një problem dembelizmi individual, është një problem shoqëror”, thuhet në studim.
Pavarësisht nga njëfarë optimizmi se izolimi në periudhën e Covid-19 mund të kishte përmirësuar statistikat e ngacmimeve në rrugë, thjesht duke ulur numrin e njerëzve në rrugë, kjo gjë nuk ishte kështu. Një sondazh nga Plan UK zbuloi se një e pesta e grave përjetuan ngacmime në rrugë gjatë bllokimit të pranverës, një shifër që u rrit në 51% në verë ndërsa kufizimet u lehtësuan.
Hapi i parë për burrat është pranimi se kjo dhunë ekziston dhe se ajo është gjinore: një studim i vitit 2016 nga Universiteti i Goteborgut në Suedi shqyrtoi të dhënat përgjatë 20 vjetëve, gjegjësisht nga 1990-2010 dhe zbuloi se nëntë nga çdo dhjetë vrasës ishin burra. Kur bëhet fjalë për dhunën seksuale, 98.3% e përdhunuesve (nga burrat dhe gratë) janë burra, ndërsa 92% e të pandehurve për abuzim në familje në vitin deri në mars 2020 ishin burra.
Statistikat jo vetëm që e bëjnë të qartë se gratë vuajnë nivele të gjera të dhunës, por se burrat janë pothuajse gjithmonë shkaku. Nuk është rastësi që kaq shumë nga autorët janë burra dhe kaq shumë nga viktimat janë gra – kjo ka lindur nga një kulturë e normalizimit të dhunës ndaj grave.