Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Platforma feministe revolucionarizon aktivizmin dixhital në Maroko

QIKA 28.6.2022

Muajin e kaluar u lansua platforma feministe JATwJABT e cila i hapë rrugë kiberaktivizmit, një revolucion i ri dixhital. Kjo platformë e re mediatike feministe marokene, synon që të promovojë barazinë gjinore në Maroko duke mbrojtur të drejtat e grave, duke sfiduar paragjykimet gjinore dhe duke inkurajuar gratë të flasin për veten e tyre.

Kompania e prodhimit JAWJAB e lansoi platformën muajin e kaluar, me synimin për të formësuar çështjet dhe politikat feministe në Maroko. Platforma është urë lidhëse mes aktivistëve, ekspertëve, figurave publike dhe të gjitha grave tjera për të shfaqur dhe kontekstualizuar njohuritë dhe praktikat që fuqizojnë dhe mbështetin luftën feministe në Maroko.

Që nga fillimi i lëvizjes #MeToo në 2017, lufta për të drejtat e grave përjetoi një ringjallje, meqë shumë gra u inkurajuan të flisnin kundër ngacmimit seksual dhe dhunës me bazë gjinore.

Ndikimi i lëvizjes arriti edhe në Maroko, theksoi JATwJABT në një deklaratë për shtyp, me aktivistët marokenë dhe organizatat feministe që e ndiqnin shembullin.

Camelia Echchihab, bashkëthemeluese dhe drejtore editoriale e JATwJABT, i tha Marocco World News se “Lëvizja #MeToo ka ndikuar në lindjen e një forme të re aktivizimi në mediat sociale”. Lëvizjet si #Masaktach (“Unë nuk do të hesht”), Maroken Outlaws dhe #MeTooUniv morën hov të madh në Marok gjatë kësaj periudhe.

Sipas një njoftimi për shtyp të JATwJABT, dy misionet e platformës janë të krijojë një hapësirë të sigurt dhe të hapur për gratë që të flasin dhe të ndajnë historitë e tyre pa paragjykime, dhe të nxisë vlerat feministe që dekonstruktojnë tabutë dhe stereotipet seksiste që ekzistojnë në shoqërinë marokene