Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Policia në Somerset u kërkon grave t’u tregojnë zonat ku ndihen të pasigurta

QIKA 12.10.2023

Policia e Somerset të Anglisë, u kërkon grave të takohen me oficerët e policisë dhe t’u tregojnë atyre zonat në komunitetin e tyre ku ndihen të cenuara ose të pasigurta.

Pilot projekti “Walk and Talk”, është pjesë e planit të policisë së Avon dhe Somerset për të trajtuar dhunën ndaj grave dhe vajzave. Policia shpreson se kjo iniciativë do të kontribuoj në ndërtimin e besimit dhe do të ndihmojë ata për të kuptuar se ku dhe pse gratë nuk ndihen rehat apo të sigurta aty ku jetojnë, raporton BBC News.

Çdo grua mbi 18 vjeç, e cila jeton në Somerset, inkurajohet të regjistrohet për një shëtitje në faqen e internetit të Avon dhe Somerset Police. Policia thotë se takimet, të cilat janë me oficere gra, mund të jenë fleksibël, të zhvillohen në çdo kohë të ditës, duke përfshirë mëngjeset apo mbrëmjet.