Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Projektligji për shëndetin riprodhues sërish nuk e merr mbështetjen e Kuvendit

QIKA 8.6.2023

Për herë të tretë ka dështuar në Kuvend votimi në parim i projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Edhe pse në Kuvend pati më shumë deputetë, në dy herë që u tentua, ligji mori më pak se 60 vota dhe sërish s’ka arritur të marrë mbështetjen për miratim.

Ky projektligj ka nxitur debat në vend që kur u prezantua për herë të parë para deputetëve. Disa deputetë të pushtetit patën dalë kundër e duke nxitur edhe reagime të organizatave joqeveritare.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, pati thënë se e kundërshton idenë që e drejta e fertilizimit të asistuar mjekësor t’u jepet edhe grave të pamartuara. Kjo pati nxitur përplasje me bashkëpartiaken e tij, Saranda Bogujevci. Pas reagimit, Bogujevci u bë epiqendër e fyerjeve në rrjete sociale. / Raporton Koha.net