Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për QIKA se me 19 gusht, 2025, ka ngritur aktakuzë kundër Valon Sylës për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë, se pas përfundimit të hetimeve, me datë 19/08/2025, është ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.S., për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Kujtojmë se në muajin qershor të këtij viti, Valon Syla u arrestua nga policia për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor.