Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për burrin i cili e theri gruan 8 herë me thikë

QIKA 2.4.2021

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.J, i cili ka therur gruan e tij në Parkun e Qytetit në Gjakovë.

Sipas prokurorisë, ai me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta bashkëshorten e tij, duke e goditur tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar. Pas lëndimeve që ka marrë, ajo është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 31 mars 2021, tek parku i qytetit në Gjakovë, ku i pandehuri me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën R.J., duke e goditur atë tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar. E njëjta nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Rasti ka ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre, ku më pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.