Aktivistja dhe artistja Alketa Xhafa Mripa, promovon librin “Vepra e saj” i cili trajton rrëfimet dhe përvojat e 100 grave pionere shqiptare. Ky libër shpërfaqë arritjet dhe kontributin e grave shqiptare në sfera të ndryshme. Duke marrë parasysh mendësinë patriarkale që është e shtrirë në Kosovë inkurajimi i grave për të marrë pjesë në sferën publike është tejet i rëndësishëm.
Ky libër përmbledh veprimtarinë e grave në Kosovë me profesione nga më të ndryshmet përfshirë këtu: aktore, regjisore, etnologe, mjeke, profesoresha, farmaciste, shkrimtare, arkeologe, avokate, stomatologe e shumë të tjera raporton KultPlus.
Promovimi i librit u bë në Librarinë Dukagjini, ndërsa autorja planifikon të botojë një vëllim të dytë të librit në vitin 2022.