Pak gra janë duke filluar studimet e ekonomisë dhe ato pak sa janë, e nënvlerësojnë veten, e këto mund të shpien deri në pasoja më të mëdha përtej universitetit.
Në mesin e 40 arkëtarëve që Australia ka pasur që prej vitit 1901, të gjithë kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme: asnjë prej tyre nuk është grua. Pothuajse e njëjta gjë mund të thuhet për udhëheqjen e organeve të tjera të larta ekonomike, siç janë Komisioni i Produktivitetit, Asic dhe Apra, të cilat nuk janë udhëhequr kurrë nga gratë. Banka e Rezervës, që nga themelimi i saj para 60 viteve nuk ka pasur asnjë grua drejtore.
Çelësi për pozitat e larta është studimi i ekonomisë. Edhe pse në vitet e fundit ka pasur një shtysë që gratë të studiojnë në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës (SHTIM), që tradicionalisht janë të dominuara nga burrat, përqindja e grave që studiojnë ekonomi ka pësuar rënie. Sipas të dhënave dhe analizave të reja nga Banka e Rezervës së Australisë, një nga pengesat e kësaj rënie mund të jetë fakti që nxënëset e shkollave të mesme mendojnë se nuk janë të mira në ekonomi.
Tashmë ekziston një sërë provash mbi ‘’hendekun e vetëbesimit gjinor’’ – ndryshe e njohur si tendenca e grave për të nënvlerësuar inteligjencën e tyre në krahasim me vetëvlerësimin e burrave. Ky studim i ri sugjeron se kjo aftësi e ulët e vetë-perceptimit mund t’i pengojë studentet gra për të ndjekur fushën e ekonomisë përtej shkollës së mesme. Si pasojë, ndikimi i kësaj nuk i prek vetëm studentët, por edhe rezultatet e mundshme ekonomike të vendit.
Përgjatë një brezi, regjistrimet në shkollat e mesme ekonomike kanë rënë deri 70%. Kjo rënie ka qenë më e theksuar nga studentet gra, ku të dhënat e RBA-së sugjerojnë një rënie prej 78% që nga viti 1992.
Në Australi tani ka dy herë më shumë djem se sa vajza që studiojnë ekonominë vetëm në nivel shkolle. Në universitet, djemtë kanë përsëri më shumë gjasa që të regjistrohen, ndërsa numri i regjistrimeve të grave është duke pësuar një rënie. Sot, gratë përbëjnë vetëm 37% të studentëve në fushën e ekonomisë.
Ky lajm është përkthyer nga Arianita Kçiku në kuadër të programit të praktikës.