Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Pse gratë nuk kandidojnë për poste politike, sipas qytetarëve të Kosovës

QIKA 2.8.2024

International Republican Institute (IRI) ka publikuar anketën mbarëkombëtare ku ndër të tjerash në seksionin ‘Më shumë gra në politikë’, qytetarët e Kosovës janë pyetur lidhur me pjesëmarrjen politike të grave.

Të pyetur se pse gratë nuk kandidojnë më shumë për poste politike në vendin tonë, qytetarët e Kosovës kanë listuar arsye ndryshme si kujdesi për fëmijët, mungesa e mbështetjes, normat kulturore etj.

Të gjeturat e anketës lidhur me besimet e kosovarëve se pse më shumë gra nuk kandidojnë për poste politike janë si në vijim:

63% besojnë se gratë detyrohen që të kujdesen për fëmijët e tyre;

57% besojnë se grave u mungon rrjeti mbështetës;

55% se grave u mungon mbështetja nga partitë politike ku bëjnë pjesë;

49% besojnë se gratë dekurajohen nga normat kulturore;

48% besojnë se gratë nuk kanë burime të mjaftueshme për të zhvilluar fushatën;

47% besojnë se gratë edhe kur konkurrojnë për poste politike, nuk zgjidhen;

44% besojnë se gratë kanë frikë nga ushtrimi i dhunës nëse garojnë;

39% besojnë se grave u mungon përvoja politike;

39% besojnë se grave u mungon mbështetja nga familja;

38% besojnë se grave u mungon vetëbesimi për të garuar.

Anketën e plotë mund ta gjeni në: https://www.iri.org/resources/national-survey-of-kosovo-may-2024/