Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Publikohet analiza e përfaqësimit politik të personave LGBTIQ+ në Kosovë

QIKA 4.3.2024

Instituti Sekhmet ka realizuar një hulumtim për përfaqësimin politik të personave LGBTIQ+ në Kosovë.  Sipas hulumtimit ndonëse të gjitha partitë politike thirren në vlera e standarde evropiane dhe të drejtat e njeriut i pranojnë deklarativisht, personat LGBTIQ+ në Kosovë ballafaqohen me një boshllëk të madh për sa i përket përfaqësimit politik të zërave dhe nevojave të tyre.

Analiza dëshmon edhe njëherë mungesën e gatishmërisë së partive politike në Kosovë që të kenë qëndrime zyrtare, konsistente e të sinqerta lidhur me çështjen e personave LGBTIQ+, cka reflektohet edhe në vështirësinë e personave queer që të identifikojnë qëndrimet që këto parti kanë.

Pyetësori zbuloi se rreth 70.1% konsiderojnë pozicionin e një partie politike në të drejtat LGBTIQ+ si shumë të rëndësishëm kur vendosin votën e tyre dhe besojnë se dukshmëria e çështjeve LGBTIQ+ në fushatat zgjedhore është rritur viteve të fundit.

Megjithatë, respodentët identifikuan sfidat kryesore me të cilat përballet komuniteti LGBTIQ+ në Kosovë: pavarësia financiare (43.3%), strehimi (40.2%), njohja e martesave të të njëjtit seks (32%), ndihma financiare për kalimin gjinor (39.2%), si dhe diskriminimi në vendin e punës (40.2%).

Hulumtimin e plotë e gjeni në: https://www.sekhmet-ks.com/sq/hyrje-analiza