Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Publikohet raporti “Konventa e Stambollit në aktgjykimet e gjykatave të Kosovës”

QIKA 21.3.2023

Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me Institutin e Kosovës për Drejtësi, kanë publikuar raportin “Konventa e Stambollit në aktgjykimet e gjykatave të Kosovës.”

Në këtë raport është monitoruar zbatimi i Konventës së Stambollit, ku janë analizuar 50 aktgjykime të gjykatave themelore të përzgjedhura në mënyrë rastësore dhe 14 aktgjykime të asaj të Apelit.

Ndërsa dje, përmes konferencës ku u vlerësua zbatimi i Konventës në Kosovë u mblodhën së bashku akterët kyç si institucionet e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët dhe vendimmarrësit e tjerë në adresimin e luftës kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Ndër të tjera, të dhënat e raportit të IKD-së kanë gjetur se 50 nga aktgjykimet e analizuara, 72% e viktimave të rasteve të dhunës në familje nuk kanë pasur përfaqësim profesional, që është shkelje e standardeve të Konventës së Stambollit, por edhe e legjislacionit pozitiv në fuqi.

Lexoni raportin e plotë:

https://kgscenter.net/site/assets/files/1837/the_istanbul_convention_in_the_verdicts_of_courts_in_kosovo_1-1.pdf?fbclid=IwAR246LZHIOJG4VNYJ6Aq_TvI1dydq2BOqS2zl1hhPXJXGuB42_pEEaMO-0Y