Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Qindra gra u përdhunuan dhe u dogjën për vdekje në burgun e Gomas

QIKA 11.2.2025

Qindra gra të burgosura në burgun Munzenze të Gomas, në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), u përdhunuan dhe u dogjën për vdekje pasi objekti u sulmua dhe u vu në flakë gjatë një sulmi nga grupi rebel M23, i mbështetur nga Ruanda.

Incidenti i cili ndodhi në fund të janarit 2025, kur M23 ndërmori një ofensivë të ashpër në qytetin strategjik të Gomas, duke çuar në përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajonin lindor të RDK-së.

Nënkryetari i forcës paqeruajtëse të OKB-së me bazë në Goma, Vivian van de Perre, tha se përderisa disa mijëra burra arritën të arratiseshin nga burgu, zona e rezervuar për gratë u dogj. “Të gjitha u përdhunuan dhe më pas i vunë zjarrin zonës të grave. Të gjitha vdiqën më pas.”

Këtë javë, zyra e OKB-së e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) paralajmëroi se dhuna seksuale po përdorej si armë lufte nga grupet e armatosura rivale në Goma, shkruan The Guardian.

Situata humanitare në Goma dhe rrethinat e saj është përkeqësuar ndjeshëm, spitalet po përballen me mungesë të madhe të gjakut dhe furnizimeve mjekësore, ndërsa mijëra civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së vazhdueshme.