Qendra Kosovare për Studime Gjinore të enjten publikoi hulumtimin “Gratë dhe vajzat në fushën e sportit: hulumtim mbi stereotipet gjinore dhe barrierat që pengojnë qasjen e barabartë në sport”.
Organizata që kreu hulumtimin në njoftimin e publikimit shkruan se “ky hulumtim ka rezultuar në informata të rëndësishme për të kuptuar barrierat e vajzave dhe grave me të cilat përballën ato lidhur me qasjen në shërbime dhe burime në fushën e sportit. Në mënyrë të veçantë, ky hulumtimi kontribuon në njohjen e diskriminimit gjinor dhe sfidave në këtë fushë dhe identifikon nevojat e grave dhe vajzave për zhvillim dhe përkrahje”.
Sipas hulumtimit disa nga barrierat për vajzat dhe gratë që merren me sport janë mungesa e burimeve financiare dhe hapësirave adekuate, stereotipet gjinore mbi ndikimin e sportit në format trupore, mbulimi i pamjaftueshëm mediatik i ngjarjeve sportive të grave etj.
Hulumtimin mund ta gjeni në këtë vegëz: https://bit.ly/40BZsUt