Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Regjisoret që po trajtojnë realitete të vështira në “Oscars”

QIKA 2.4.2021

Përfshirja e dy regjisoreve – Chloe Zhao dhe Emerald Fennell – në nominimet për regjisorin më të mirë në Oscars të këtij viti po shihet si historike.

“The Man Who Sold His Skin” nga regjisorja tuniziane Kaouther Ben Hania dhe “Quo Vadis, Aida?” e regjisores boshnjake Jasmila Žbanić janë nominuar për çmimin më të mirë ndërkombëtar të filmit.

“Quo Vadis, Aida?” është historia e një interpretuese imagjinare të Kombeve të Bashkuara dhe betejës së saj për të shpëtuar familjen e saj në masakrën e Srebrenicës, ku 8.000 burra dhe djem myslimanë u vranë në vitin 1995 nga forcat serbe të Bosnjës. Filmi u financua nga nëntë vende evropiane, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën. “Kur filluam filmin pesë vjet më parë, dukej si një mision i pamundur,” shpjegon Žbanić.

Filmi i Kaouther Ben Hania, “The Man Who Sold His Skin” është një histori e frymëzuar nga Tim Steiner i cili ra dakord që shpina e tij të bëhej tatuazh nga artisti belg Wim Delvoye dhe më pas t’i shitej një koleksionisti gjerman të artit. Regjisorja thotë se ajo dëshiron t’i tregojë audiencës se sa e vështirë është një refugjat të lëvizë nëpër botë, krahasuar me lëvizjen e mallrave.

Ben Hania thotë se “Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur kam studente e filmit. Ne kurrë nuk kemi përmendur ndonjë regjisore femër në historinë e krijimit të filmit, kështu që për katër vjet mësova vetëm për regjisorë. Shumë kolegë të mi më thanë se duhet të isha me fëmijën tim të vogël në vend që të punoja.” – shtoi ajo.

Regjisorja Hanias tha se rritja e diversitetit të Akademisë Oscars po i ndryshon gjërat ngadalë por në të vërtetë.