Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Regjisorja e teatrit të Varshavës u shkarkua për shkak të “feminizmit radikal”

QIKA 30.11.2022

Një zyrtar nga partia në pushtet nacional-konservatore e Polonisë ka shkarkuar drejtoren e teatrit kombëtar të Varshavës, nën arsyetimin se ajo kishte përdorur pushtetin për të promovuar të drejtat LGBT dhe “feminizmin radikal”, pasi që ajo kishte bërë një instalacion artistik ku kishte shfaqur një skulpturë të vaginës.

Nën justifikimin e tij, Radziwiłł shkroi se Strzępka po kontribuonte në “zhbërjen e traditave kulturore të këtij institucioni, duke promovuar një linjë tjetër ideologjike”.

Ai gjithashtu shtoi se “teatri po bëhet një vend i pakicave, ‘për identitetet jo-normative’. Inaugurimi i mandatit të saj, ku ajo shfaqi një vaginë të artë në holl të teatrit, është demonstrim i feminizmit radikal”.

Vagina e artë, është një vepër arti e quajtur “Wet Woman” nga e vetëshpallura “artiste e vaginës” Iwona Demko. Kjo vepër u instalua më 31 gusht për të shënuar ardhjen e Strzępka-s si drejtore e teatrit, që ndodhet në Pallatin e Kulturës dhe Shkencës të epokës komuniste të Varshavës.

“Doja që gratë ta donin këtë pjesë të trupit dhe të fillonin të mendonin pozitivisht për të,” tha Demko për veprën e artit.

Në shtator, u nis një peticion publik që i bënte thirrje kryetarit të bashkisë së Varshavës, Rafał Trzaskowski, të shkarkonte Strzępka. Ai tha se kthimi i teatrit në një “institucion radikalisht feminist nuk i shërben të mirës apo barazisë së përbashkët” dhe pretendonte se skulptura e vaginës ishte instaluar në një “ritual shamanik”.