Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Rusisë i kërkohet t’i paguaj dëmshpërblim gruas së cilës ia preu duart burri

QIKA 22.12.2021

Shteti i Rusisë është urdhëruar t’ia paguaj më shumë se 370,000 euro (315,000 £) si kompensim një gruaje të cilës burri saj ia kishte prerë duart. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha se Rusia kishte dështuar në luftimin e dhunës në familje dhe e urdhëroi këtë shtet të kompensonte katër gra që u sulmuan brutalisht.

Këtu përfshihet edhe Margarita Gracheva, bashkëshorti i së cilës e rrëmbeu atë në vitin 2017 dhe e dërgoi në një pyll ku ia preu duart me sëpatë. Kurse ajo tashmë veç se e kishte denoncuar atë në polici për sjellje agresive, por oficerët e kishin injoruar ankesën e saj.

Ish-burri i saj Dmitry Grachev u dënua me 14 vjet burg, ndërsa dora e saj e majtë e gjymtuar u qep përsëri.

Gjykata tha se rasti i zonjës Gracheva tregoi se si ligjet e Rusisë nënkuptonin se autoritetet nuk e dallonin abuzimin në familje derisa u përshkallëzua në lëndime fizike. Gjykata nënvizoi se dhuna në familje kundër grave po ndodhte në një shkallë marramendëse dhe Rusia kishte shkelur dy nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata bëri thirrje për një përcaktim ligjor të dhunës në familje dhe që të gjithë autorët të dënohen për krimet  e tyre.