Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Sa keq qëndron hendeku gjinor në hulumtimet për gratë në sport?

QIKA 10.7.2023

Një hulumtim i ri ka shpërfaqur se shumica e hulumtimeve mbi sportin realizohen nga burrat mbi burrat.

Që kur grekët e lashtë erdhën me idenë e “mitrës endacake” që shkaktonte “histerinë” e grave dhe probleme shëndetësore, njohuritë mbi anatominë femërore kanë mbetur prapa asaj të anatomisë mashkullore.

Siç shkroi Gabrielle Jackson për Guardian Australia, pothuajse gjithçka që dimë për shëndetin e njeriut vjen nga studimet mbi burrat dhe kafshët mashkullore – madje edhe linjat e qelizave mashkullore.

Këtë e konfirmon edhe një studim i botuar në revistën Sports Medicine, i cili ka vënë në pah udhëzimet zyrtare të ushtrimeve dhe zbuloi se ato bazoheshin në masë të madhe në studimet e shkruara nga burrat, për burrat.

Ky hulumtim i ri ka zbuluar se për shkak të hendekut gjinor mbi ushtrimet sportive – në të cilat shëndeti i grave është paracaktuar nga ai i burrave – shëndeti i grave është shumë më i rrezikuar për shkak diagnozave të gabuara dhe keqtrajtimeve nga presupozimet e pasakta.

Gratë cisgjinore, në përgjithësi, kanë hormone të ndryshme, shpërndarje të ndryshme të yndyrës në trup faktorë të ndryshëm të rreziku për sëmundje, të cilat janë të ndryshme nga burrat. Gratë poashtu kanë menstruacione, shtatzëni dhe menopauzë, prandaj edhe nevojat janë të ndryshme.

Hulumtimet nga Universiteti i Melburnit zbuluan se studimet kërkimore të psikologjisë sportive, të cilat mund të ndikojnë në metodat e stërvitjes, menaxhimin e lëndimeve dhe psikologjinë e performancës, bazohen kryesisht te meshkujt.

Kurse një studim tjetër zbuloi se kur gratë drejtonin hulumtimet, ato kishin më shumë gjasa të kishin numër të barabartë të burrave dhe grave si pjesëmarrës.