Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Sëmundjet që prekin gratë hulumtohen shumë pak

QIKA 27.4.2021

Hulumtuesi Arthur A. Mirin, ka publikuar një analizë mbi pabarazinë gjinore në hulumtimet e sëmundjeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA. Paragjykimet në baza gjinore janë çështje e vazhdueshme në fushën e kujdesit shëndetësor. Gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në studimet shëndetësore, janë banalizuar ankesat fizike të tyre si dhe është bërë diskriminim në dhënien e fondeve për hulumtim. Në analizën e tij Mirin po ashtu ka trajtuar pabarazinë gjinore në shpërndarjen e fondeve kërkimore midis sëmundjeve.

Sipas rezultateve të hulumtimit, pothuajse tre të katërtat e rasteve kur një sëmundje prek një gjini, modeli i financimit të hulumtimit të sëmundjeve favorizon burrat. Për më tepër, pabarazia mes financimit aktual të hulumtimeve dhe përpjesëtimit me barrën e sëmundjes është gati dy herë më e madhe për sëmundjet që prekin burrat në krahasim me gratë.

Ky punim kërkimor i bën thirrje Institutit të ndërmarrë hapa për të eliminuar pabarazinë gjinore në prioritetet e saj të financimit. Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka deklaruar se do të promovojë nivel më të lartë të integritetit shkencor, si dhe llogaridhënie publike.