Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

SHBA kufizon vizat e zyrtarëve talibanë për shkak të vendimit që nuk lejon gratë të ndjekin studime universitare

QIKA 3.2.2023

Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se këtë javë ka vendosur kufizime të reja vizash për zyrtarët aktualë dhe ish-talibanët, të cilët ishin të përfshirë në vendimin për ndalimin e grave dhe vajzave nga arsimi i lartë.

Talibanët përforcuan vendimin ndalimin e tyre të grave për vajzat në universitet javën e kaluar, duke paralajmëruar universitetet që të mos lejojnë gratë afgane të marrin pjesë në provimet pranuese.

Në dhjetor talibanët gjithashtu ndaluan gratë e huaja dhe afgane të punojnë në organizata joqeveritare, një veprim që paralajmërohet se mund të përkeqësojë krizën aktuale ekonomike të vendit.

“Përmes këtyre vendimeve, talibanët kanë treguar përsëri shpërfilljen e tyre për mirëqenien e popullit afgan. Talibanët nuk mund të presin respektin dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar përderisa nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë afganëve, përfshirë gratë dhe vajzat”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.