Shpresa Loshaj, aktiviste e mbrojtjes së natyrës dhe ujërave në Lumbardhin e Deçanit, fitoi çmimin për Demokraci 2020, i ndarë nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Shpresa Loshaj ka vite që është angazhuar aktivisht në mbrojtje të lumenjve dhe ambientit jetësor nga dëmi që po u shkaktohet nga ndërtimi dhe operimi i hidrocentraleve në këtë pjesë të Kosovës.
Shpresa e pranoi Çmimin për Demokraci në mënyrë virtuale ndërsa në emër të saj, fizikisht pllakën e çmimit e pranoi aktivistja nga Deçani Edonjeta Iberhysaj bashkë me Grupin Anti SLAPP, grup i cili është duke e përkrahur Shpresa Loshajn sidomos ndaj padisë që është ngritur kundër saj nga Kompania Kelkos, shkruan në një postim të KCSF-së në rrjetin social Facebook.
Çmimi për Demokraci është pjesë e programit #EJAKosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Embassy of Switzerland in Kosovo) dhe Suedia (Embassy of Sweden in Pristina).