Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Siria urdhëron gratë të mbulohen në plazhe përmes një kodi të ri të veshjes

QIKA 12.6.2025

Siria shpalli të martën një kod të ri konservator të veshjes që detyron gratë të veshin burkini ose rroba banje që mbulojnë gjithë trupin në të gjitha plazhet publike.

“Vizitorët e plazheve dhe pishinave publike, qofshin turistë apo vendas, kërkohet të veshin rroba banje të përshtatshme që marrin parasysh ndjeshmëritë e segmenteve të ndryshme të shoqërisë”, tha ministri i Turizmit Mazen al-Salhani në një udhëzim të postuar në Facebook.

“Rroba më modeste janë të detyrueshme në plazhe dhe pishina publike (burkini ose rroba banje që mbulojnë trupin)”, thuhet në udhëzim, duke shtuar se “Gjatë lëvizjes ndërmjet plazhit dhe vendeve të tjera, është e nevojshme që gratë të veshin një mbulesë plazhi ose një mantel të lirshëm mbi rrobat e banjës”.

Për më tepër, veshjet topless (pa pjesë të sipërme) nuk lejohen në hapësirat publike jashtë zonave të notit, hollëve të hoteleve dhe zonave të shërbimit ushqimor, kështu rrjedhimisht burrat kërkohen të veshin bluza në këto zona, raporton CNN.

“Në hapësirat publike jashtë plazheve dhe pishinave, preferohet të vishen rroba të lirshme që mbulojnë supet dhe gjunjët, dhe të shmangen rrobat transparente ose shumë të ngushta”, thuhet më tej në udhëzim.

Megjithatë, ministria deklaroi se në resortet dhe hotelet e “kategorisë ndërkombëtare dhe premium (me 4 yje)” si dhe në plazhet dhe pishinat private lejohen rrobat tipike perëndimore të banjës.

Nuk është e qartë se çfarë ndëshkimesh do të marrin ata që nuk respektojnë udhëzimet, por ministria tha se “ojet e plazhit dhe mbikëqyrësit do të kontrollojnë zbatimin e rregullave.

Rregulloret e reja pasqyrojnë ndikimin e Hayat Tahrir al-Sham (HTS), koalicioni islamist që aktualisht udhëheq qeverinë kalimtare të Sirisë. I njohur më parë si Fronti Al-Nusra, HTS është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.