Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Sistemi i taksave në Australi po favorizon burrat

QIKA 21.4.2021

Politikanët federalë kanë bërë ndryshime në politikën tatimore duke ulur taksat mbi të ardhurat personale dhe koncesionet e taksave të pensionit. Ky ndryshim synon të lehtësojë presionin mbi australianët që punojnë. Në shikim të parë këto politika nuk janë diskriminuese, por disa ekspertë kanë vërejtur se ato po çojnë në pabarazi, jo vetëm midis të pasurve dhe të varfërve, por edhe midis burrave dhe grave.

Sipas sistemit aktual të taksave “progresive”, niveli mesatar i taksave rritet me rritjen e të ardhurave të tatimpaguesit. Mënyra se si taksat funksionojnë shpesh i mundëson burrave të përfitojnë më shumë se grave për dy arsye të thjeshta: burrat priren të fitojnë më shumë sesa gratë dhe ka më pak të ngjarë që të marrin pushim nga puna për të rritur fëmijët.

Në Buxhetin Federal 2018 qeveria Morrison njoftoi tre faza të shkurtimeve të tatimit mbi të ardhurat për një periudhë shtatë vjeçare. Një raport i lëshuar të hënën nga hulumtuesit e Qendrës Ekonomike të Bankwest Curtin Rebecca Cassells dhe Alan Duncan trajton ndikimin e këtyre ndryshimeve tek gratë.

Raporti tha se heqja e LMITO (kompensimi i taksës me të ardhura të ulëta dhe të mesme) do të godiste më rëndë gratë – të cilat përbëjnë rreth 47 përqind të punëtorëve në Australi. Kjo ndodhë sepse gratë priren të punojnë në punë me të ardhura më të ulëta dhe ka më shumë të ngjarë të jenë në puna me orar të pjesshëm.

“Për burrat, rritja mesatare vjetore e taksave të paguara do të jetë më e ulët, rreth 385 dollarë në vit,” vuri në dukje raporti. Kur faza 3 e uljes së taksave të futet në 2024-25, taksat neto të paguara nga gratë do të bien me një mesatare prej 637 dollarë në vit.

Profesor Duncan i tha ABC News ndërsa kompensimi i taksave duhet të mbahet, por jo deri në fazën 3. “Ekziston një rrezik real që lidhet me fazën 3, nga cilado mënyrë që e shikojmë, kjo fazë krijon shtrembërime. Reformat janë, në fakt, regresive” tha ai.

Ai argumenton se qeveria federale mund të zbatojë një lente gjinore në reformën e taksave, e cila mund të përfshijë gjithashtu politika si rritja e subvencioneve të kujdesit për fëmijët.

“Të thuash vazhdimisht se sistemi i taksave është neutral në aspektin gjinor nuk e bënë atë të tillë. Sistemi i taksave i dëmton gratë mbi burrat,” tha ai.

“Shkurtimet e taksave në Fazën 2 dhe 3, përfitojnë në masë të madhe njerëzit me të ardhura më të larta, të cilët janë kryesisht burra dhe ulin të ardhurat e qeverisë me 30 miliardë dollarë në vit nga 2024,” tha Goldie, drejtuese e Këshillit Australian për Shërbime Sociale. Për çdo dollar të uljes së taksave që marrin gratë, burrat marrin 2.19 dollarë. Në total burrat marrin 69 përqind të uljes së taksave dhe gratë marrin vetëm 31 përqind.

Për shumë gra, shpenzimet shtesë të kujdesit për fëmijët që lidhen me kthimin në punë për më shumë se tre ditë në javë e bëjnë atë të paqëndrueshme.

Drejtuesja e Institutit Grattan, Danielle Wood dëshiron që buxheti federal të përfshijë politika që ngrisin pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. “Gjëja që do bënte ndryshimin më të madh do të ishte ulja e kostove të kujdesit për fëmijët” tha ajo.