Shumë gra raportojnë se kanë ndryshuar sjelljen e tyre për të zvogëluar emetimet klimatike në krahasim me burrat, zbulon barometri i Forumit të Gruas.
Barometri mbi barazinë gjinore, i cili vëzhgoi rreth 10,000 njerëz në vendet e G20, ka zbuluar se gratë kanë ndryshuar sjelljen e tyre për të zvogëluar emetimet e dioksidit të karbonit përmes riciklimit dhe zvogëlimit të konsumimit të ujit dhe mishit.
Kur bëhet fjalë për pabarazitë e tjera gjinore në ndryshimet klimatike, raporti vëren se nëpunësit civilë të rangut më të lartë në ministritë që merren me ndryshimet klimatike të tilla si energjia, transporti dhe mjedisi janë kryesisht burra, me ç’rast në Gjermani janë 79%, në Francë 71%, në Itali 78% dhe në Britani të Madhe me 61%
Në këtë raport u përfshin 500 intervista për secilën nga 19 vendet e G20, ku 84% e të anketuarve thanë se zhdukja e hendekut gjinor dhe rimëkëmbja gjithëpërfshirëse ekonomike duhet të jetë një përparësi e rëndësishme, ndërsa një në tre të anketuar nuk besojnë se barazia e plotë do të arrihet në vendin e tyre, raporton Politico.
Gati 80% e grave janë shprehur se janë të frikësuara nga e ardhmja për shkak të pandemisë dhe kushteve klimatike.