Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Studimi i fundit zbulon se burrat shkaktojnë më shumë emetime klimatike sesa gratë

QIKA 4.8.2021

Një studim i realizuar në Suedi tregon se gratë dhe burrat shpenzojnë përafërsisht të njëjtën shumë për makina, por burrat i ngasin më tepër ato.

Shpenzimet e burrave për mallra shkaktojnë 16% më shumë emetime të ngrohjes klimatike krahasuar me ato të grave. Burrat shpenzojnë më shumë para për makina dhe karburant. Sipas analizës studimore ndërrimi i mishit dhe qumështit në ushqime me bazë bimore dhe kalimi prej udhëtimeve me aeroplan ose makina në udhëtim me tren ulë emetimet në 40%.

Studimet e vitit 2010-2012 tregojnë se burrat shpenzojnë më shumë për energji dhe hanë më shumë mish sesa gratë, me ç’rast të dyja këto shkaktojnë emetime të larta, raporton The Guardian.

Annika Carlsson Kanyama, hulumtuese në kompaninë suedeze Ecolop, thotë nuk janë bërë studime të mjaftueshme sa i përket ndryshimeve gjinore dhe ndikimit në mjedis. Ndërsa, javën e kaluar u kritikua Marrëveshja e Gjelbër e Bashkimit Evropian për mos përfshirjen e kryqëzimit mes gjinisë dhe mjedisit.

“Politikat Evropiane të Marrëveshjes së Gjelbër në rastin më të mirë janë pa gjini dhe në rastin më të keq zgjerojnë pabarazitë gjinore”, tha Nadège Lharaig në Byronë Evropiane të Mjedisit.