Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore The Lancat, gratë e zeza përballen me një rrezik dukshëm më të lartë të abortit spontan krahasuar me gratë e bardha. Analiza e të dhënave për 4.6 milionë shtatzëni në shtatë vende tregon se nëse je grua e zezë je më e rrezikuar për abort spontan për 43% më shumë se sa një grua e bardhë.
Disa nga faktorët që mund të ndikojnë në abort spontan lidhen drejtpërdrejtë me mënyrën e jetesës ku përfshihen pesha, përdorimi i alkoolit, konsumimi i duhanit etj.
Në mënyrë që të evitohet aborti spontan, hulumtimi sugjeron që të bëhen: skanime të hershme dhe të rregullta nga fillimi i shtatzënisë, ekografitë për të kontrolluar strukturën e mitrës, trajtimi i hormoneve, të merren injeksione të aspirinës dhe heparinës për të zvogëluar rrezikun nga mpiksja e gjakut, progesteron për ato të cilat kanë gjakderdhje të hershme si dhe teste e trajtime në rastet kur qafa e mitrës është e dobët, raporton BBC.
Pjesa më e madhe e hulumtimit u krye në Suedi, Finlandë dhe Danimarkë, por u përdorën të dhëna edhe nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanada dhe Norvegjia. Përgjithësisht, zezakët rrezikohen më shumë të preken nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundje të zëmrës, andaj këto janë faktorët që ndikojnë edhe në abortin spontan tek gratë e zeza.
Siobhan Quenby, profesoreshë në Universitetin e Ëarëick e cila morri pjesë në hulumtim, tha se ndryshimet në stilin e jetesës mund të zvogëlojnë rrezikun nga aborti spontan. Megjithatë, sipas Quenby, rreth 30% e njerëzve që vizitoheshin në klinikën e saj konsumonin duhanin, kishin diabet të pakontrolluar, indeks të lartë të masës trupore, si dhe presion të gjakut. Prandaj, sipas saj është shumë e rëndësishme që të bëhen një sërë testesh paraprake, në mënyrë që gratë të mos përballen me trauma si dhe të evitohet rreziku i abortit spontan.
Poashtu, të dhënat e hulumtimit tregojnë se rastet e abortit spontan kanë rritur ndjeshëm vetëvrasjen, depresionin, dhe ankthin.