Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Suspendohet gjyqtarja që dënoi dhunuesin e të miturës me vetëm 8 muaj e 8 ditë

QIKA 8.11.2021

Është suspenduar gjyqtarja, Florije Zatriqi, për shkak të vendimit për dënimin e një personi me 8 muaj e ditë për rastin e dhunimit të një vajze të mitur në Gjakovë. Ky vendim i KGJK-së vjen pas një kundërshtimi të madh ndaj vendimit skandaloz së Gjykatës Themelore në Pejë si dhe kërkesave për hetimin e zyrtarëve të përfshirë në këtë rast nga organizatat për të drejtat e grave.

Këtë e ka bërë të ditur Këshilli Gjyqësor i Kosovës ku përmes një njoftimi publik kanë sqaruar se suspendimi do të vlejë deri në një vendim tjetër të KGJK-së.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.”, thuhet në njoftim.