OKB-ja i ka bërë thirrje qeverisë së re talebane që të respektojë të drejtat e grave dhe vajzave, pasi frika për qasje në arsim dhe të drejta të tjera njerëzore për gratë në Afganistan vazhdon.
Megjithatë, të dhënat nga Projekti YouGov-Cambridge Globalism tregojnë se përderisa Perëndimi po bën thirrje për ndryshime jashtë vendit, shumica e njerëzve që jetojnë në vendet perëndimore mendojnë se duhet bërë më shumë për avancimin e të drejtave të grave në vendet e tyre.
62% e italianëve pohojnë se duhet të bëhet më shumë për të drejtat e grave në vendin e tyre, ngjashëm mendojnë edhe 60% e spanjollëve, 57% e hungarezëve dhe 56% e suedezëve. Ndërsa, 50-53% e njerëzve nga vendet si Polonia, Franca, Kanadaja, Australia dhe Greqia mendojnë se duhet të bëhet më shumë për fuqizimin dhe respektimin e të drejtave të grave, raporton YouGov.
Një përqindje më të ulët vërejmë në vendet si Gjermania (48%), Britania e Madhe (48%), Danimarka (46%) dhe Shtetet e Bashkuara (43%). Ndërsa, tre në dhjetë persona (midis 34% dhe 29%) që u përkasin këtyre vendeve pohojnë se nuk ka progres të mjaftueshëm në këtë aspekt.
Të dhënat e studimit zbulojnë se burrat nuk mendojnë që nuk është bërë mjaftueshëm, ndërsa 73% e grave spanjolle pohojnë se duhet të ketë më shumë zhvillim sa i përket të drejtave të grave krahasuar me 46% të burrave spanjollë. Italia është i vetmi vend i përfshirë në sondazh ku më shumë se gjysma e burrave (55%) mendojnë se duhet të bëhet progres sa i përket të drejtat e grave. 49% e grave në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara mendojnë se është bërë mjaft sa i përket të drejtave të grave.