Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

UEFA refuzoi kërkesën për të ndriçuar stadiumin me ngjyrat e ylberit

QIKA 23.6.2021

Të martën, organi drejtues i futbollit në Evropë refuzoi kërkesën e Munihut për të ndriçuar stadiumin me ngjyrat e flamurit të krenarisë në lojën e Gjermanisë me Hungarinë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Kjo kërkesë erdhi si kundërpërgjigje ndaj ligjit të Hungarisë që po e targeton komunitetin LGBT.

Sipas UEFA-s natyra politike e kërkesës ishte shkelje e rregullave, me ç’rast në deklaratë thuhet se duke marrë parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese, kjo e fundit duhet të refuzohet. Në vend të kësaj UEFA propozoi që Munihu të ndriçojë stadiumin me ngjyrat e ylberit në një ditë tjetër, pra kur kryeqyteti bavarez feston paradën e krenarisë që është bërë edhe traditë vjetore, raporton New York Times.

Ndërsa kryetari i Munihut, Dieter Reiter, tha se nuk do të lejonte që ky vendim i UEFA-s të parandalonte qytetin të shpreh qëndrimin mbi këtë çështje si dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë Hungarisë.