Sistemi i punësimit në Japoni dhe lidershipi i dominuar nga burrat është një pengesë e madhe për gratë, duke ua penguar atyre mundësitë për t’u punësuar. Ndër ta, ka shumë gra të zgjuara dhe të arsimuara në Japoni që munden t’i ndihmojnë vendit në rimëkëmbje ekonomike nga pandemia.
Japonia kishte një afat deri në vitin 2020 që të rriste numrin e grave në role drejtuese, megjithatë, ky vit erdhi dhe kaloi duke mos iu afruar objektivit të tij. Sot, ka vetëm një grua për çdo 10 burra në parlament, ndërsa më pak se 15% e roleve të larta në sektore private mbahen nga gratë.
Ish -kryeministri Shinzō Abe ende thotë se politika ishte e suksesshme, “tani ka më shumë gra se kurrë që punojnë”, thotë ai. Por çfarë lloj pune po bëjnë këto gra me arsim të lartë?
Kritikët besojnë se politika e tij nuk kishte të bënte shumë me krijimin e ndryshimeve shoqërore, më shumë se sa të punësonte gratë, ata thonë se kryeministri dëshironte të rriste fuqinë punëtore.
Dekada me radhë, rreth 60% e grave u detyruan të lenin punën e tyre me pagesë pas lindjes së fëmijëve të tyre të parë, pasi që te ardhurat e burrit të saj ishin shumë më të larta dhe mund ta mbanin të gjithë familjen. Mesatarisht, të ardhurat e një gruaje japoneze janë mbi 40% më të ulëta se ato të një burri, thotë Forumi Ekonomik Botëror.
Firma e Cynthia Usui është e pazakontë, pasi që është duke punësuar në mënyrë aktive ish-amvise, nëna beqare dhe të tjera që shpesh luftojnë për të gjetur punë në kompanitë tradicionale.
Ajo ka qëllim barazinë gjinore kur punëson të diplomuarit, dhe kur përpiqet të gjejë kandidate gra të kualifikuara në mënyrë të përshtatshme për pozicione inxhinierike të nivelit fillestar, ajo filloi punëtoritë e kodimit me qëllim që t’i fuqizonte ato.