Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Uta pushtoi majat e Himalajave

QIKA 19.4.2021

Alpinistja Uta Ibrahimi ka përfunduar ekspeditën e ngjitjes në majën Annapurna me lartësi 8091 m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje të Nepalit.

Alpinistja synon të ngjitë 14 majat e Himalajave me lartësi mbi 8000 m. Kjo ishte maja e gjashtë që Uta e ka ngjitur në kuadër të nismës së saj.

Më poshtë gjeni postimin njotues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

“Uta e majave të maleve!

Uta Ibrahimi ka përfunduar ekspeditën e ngjitjes në majën Annapurna me lartësi 8091m, e cila është ndër majat më të rrezikshme për ngjitje në Himalaje, Nepal.

E përgëzojmë Utën për përfundimin e kësaj ekspedite sfiduese. Ekspedita e saj ishte disaditore dhe përkundër vështirësive gjatë ngjitjes – ajo nuk u dorëzua. Me këto suksese Uta bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjitet në Annapurna.

Alpinistja synon të ngjitë 14 majat e Himalajave me lartësi mbi 8000m. Kjo ishte maja e gjashtë që Uta e ka ngjitur në kuadër të nismës së saj.

Utës i urojmë shumë suksese në ngjitjet e ardhshme! “