Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Vajzat e Kosovës shkëlqejnë në Kampionatin Evropian të xhudos

QIKA 19.4.2021

Distria Krasniqi është shpallur Kampione Evropiane, Nora Gjakova është stolisur me të bronztën në Kampionatin Evropian në Lisbonë të Portugalisë.

Distria Krasniqi (-48kg) fitoi 4 ndeshje gjithsejtë, në xhiron e parë ishte e lirë, në ndeshjen e parë fitoi me 3 denime për Ippon kundër garueses nga Italia, Francesca Giorda. Krasniqi në çerekfinale mposhti me Ippon garuesen izraelite, Shira Rishony.

Distria në gjysëmfinale mposhti me 3 denime për Ippon rusen, Sabina Giliazova. Në finale fitoi pasiqë ukrainasja, Kampionja Botërore 2018-2019, Daria Bilodid nuk u paraqit në tatami.

Nora Gjakova (-57kg) fitoi tri ndeshje dhe humbi një, atë të gjysëmfinales, në xhiron e parë ishte e lirë, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon spanjollen Carla Mascaro Ubasart. Gjakova në çerekfinale mposhti me Ippon rusen, Daria Mezhetskaia.

Nora në gjysëmfinale humbi me Ippon në vazhdime nga garuesja e Portugalisë, Telma Monteiro. Gjakova për të bronztën mposhti me Ippon garuesen gjeorgjiane, Eteri Liparteliani.