Raporti i Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejta të Njeriut, “Human Rights and Gender Identity and Expression”, dëshmon se personat transgjinorë në të gjithë Evropën, sidomos në vendet e Ballkanit, përballen me shkallë të lartë diskriminimi, dhune dhe pasigurie në jetën e tyre.
Vitet e fundit, është shënuar përmirësim lidhur me sigurimin e masave të njohjes së identitetit gjinor në ligj në 37 shtete anëtare të KiE, mirëpo që nga viti 2020 vërehet regres në Hungari dhe Bullgari. Njohja Ligjore e Gjinisë në gjysmën e shteteve anëtare të KiE kërkon diagnozë të shëndetit mendor ose vlerësim psikologjik, duke përfshirë në Bosnje, Kroaci, Moldavi, Mal të Zi, Poloni, Rumani, Serbi, Slloveni dhe Turqi.
Si dhe, në të paktën 11 shtete anëtare, njohja ligjore e gjinisë kërkon ndërhyrje fizike invazive dhe sterilizim, të cilat paraqesin shkelje të së drejtës për integritet fizik. Këtu përfshihen vendet si Bosnja, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.
Raporti thekson edhe çështjen e njohjes ligjore të gjinisë për fëmijët, duke cituar një sondazh sipas së cilit 72% e personave trans tash të rritur e kishin kuptuar se identiteti i tyre gjinor nuk përputhej me seksin e caktuar në lindje përpara se të mbushnin moshën 18 vjeç. Megjithatë, shumica e vendeve evropiane ndalojnë ose kufizojnë njohjen ligjore gjinore të fëmijëve.
Bazuar në projektin Trans Murder Monitoring, vlerësohet se numri më i lartë i vrasjeve të personave trans ndërmjet viteve 2008 dhe shtator 2023 në Evropë ka ndodhur në Turqi, ku ka pasur 65 viktima.
“Të drejtat e personave transgjinorë nuk janë të drejta të veçanta dhe realizimi i të drejtave njerëzore të personave trans nuk cenon të drejtat e të tjerëve. Të drejtat e njeriut janë universale, ato zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë”, tha Komisionerja e KiE për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, gjatë publikimit të raportit.
Raportin e plotë e gjeni në: https://rm.coe.int/issue-paper-on-human-rights-and-gender-identity-and-expression-by-dunj/1680aed541