Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Wally Funk do të udhëtojë në hapësirë, 60 vjet pasi iu mohua e drejta për shkak të gjinisë së saj

QIKA 6.7.2021

Wally Funk, gruaja pilote të cilës iu mohua puna e astronautes në vitin 1960 për shkak të gjinisë së saj, më në fund në moshën 82 vjeçare do të ketë mundësinë për të udhëtuar në hapësirë.

Funk do të jetë personi më i vjetër që do të udhëtojë në hapësirë, duke thyer rekordin e të ndjerit John Glenn i cili në moshën 77 vjeçare ishte në bordin e anijes kozmike Discovery në 1998. Miliarderi dhe themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, njoftoi në Instagram se Funk do të jetë pjesë e ekipit prej katër personave që do të nisen në hapësirë në një fluturim prej 10 minutash në raketën e tij New Shepard.

Ajo ishte një nga pilotet e “Mercury 13” e cila doli vullnetare për t’i bërë gratë të kualifikohen në programin e astronautëve të Nasa-s në 1961. Megjithatë, ky program u anulua pasi që qeveria federale vendosi që gratë nuk duhet të lejohen të përdorin objektet ushtarake të nevojshme për trajnim hapësinor, raporton The Guardian.

Funk ishte inspektorja e parë grua për Administratën Federale të Aviacionit në 1971 si dhe hetuesja e parë grua e sigurisë ajrore për Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transprtit në 1974. Ajo ka trajnuar mbi 3000 njerëz që të fluturojnë.

Ajo do të udhëtojë në hapësirë më 20 korrik të këtij viti.