Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rigjykimin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

QIKA 3.6.2024

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve për dhunimin e 11-vjeçares, raporton KOHA.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe është dënuar me burgim 14 vjet. Ndërsa, tre të miturit G.R., G.J., dhe Xh.S., janë dënuar me nga 7 vjet burgim secili. Ata janë shpallur fajtorë për veprat “dhunim” dhe “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Ndërkaq, lidhur me një të mitur të katërt Gjykata ka thënë se është veçuar procedura.

“I akuzuari E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit”, ka njoftuar Gjykata.