Alb Eng
Për QIKA
Lajme

39 raste të raportuara të dhunës në bazë gjinore ndaj grave nga data 26 gusht deri më 13 shtator

QIKA 13.9.2021

Dhuna në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë një prej problemeve kryesore të vendit. Si pasojë e frikës dhe pasigurisë e shkaktuar nga dhuna e ushtruar në mënyrë sistematike, shumë gra e vajza qëndrojnë në marrëdhënie abuzive gjatë, disa prej tyre derisa të përfundojnë më humbje të jetës.

Si pasojë e masave kufizuese për mbrojtje nga COVID-19, rastet e dhunës veç sa janë shumëfishuar. Çdo vit në Kosovë raportohen rreth 1500-2000 raste të dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave në polici, por kjo shifër nuk përfaqëson numrin real të dhunës që përjetojnë ato çdo ditë. Duke u bazuar në disa anketa anonime që për bazë kanë pasur hulumtimin e dhunës në familje, 54% të grave dhe vajzave kanë shprehur se kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre.

Nga data 26 gusht deri më 13 shtator 2021 janë raportuar 40 raste të dhunës në bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave sipas raporteve të Policisë së Kosovës.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.