Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

5 vjetori i lëvizjes #MeToo

QIKA 20.10.2022

Kanë kaluar tashmë pesë vjet që kur lëvizja #MeToo nisi në SHBA, duke tronditur Hollywood-in deri në palcë dhe duke hapur diskutimin në mbarë botën rreth seksizmit, ngacmimit seksual dhe abuzimit të grave.

Përpos raportimit intensiv mediatik mbi ngjarjet e tilla, a ka ndryshuar në të vërtetë shoqëria jonë, nëse po, si?

Duke konsideruar vendet si Britania e Madhe dhe Suedia që lëvizja gjallëroi në vitin 2017, në vende të tjera si Italia, Franca dhe Spanja, #MeToo mori njëfarë vrulli, por në thelb nuk arriti të frymëzonte të njëjtën trazirë si në vendet tjera.

Franca

Që nga viti 2017, Franca është bërë një vend ku ngacmimet seksuale merren dukshëm më seriozisht. Lëvizja #MeToo “theu tabunë për ngacmimin seksual”, sipas Fondation des Femmes , një shoqatë me bazë në Paris që lufton për të drejtat e grave dhe mbështet viktimat e dhunës seksuale.

Në vitin 2019, ish-sekretarja e shtetit për barazinë gjinore, Marlène Schiappa miratoi një ligj për të ndëshkuar ngacmimet seksuale në rrugë me gjoba deri në 750 euro, duke goditur gjithashtu abuzimet në internet. Për herë të parë në Francë, falë Schiappa-s, ngacmimi seksual u bë një vepër penale të cilën gratë mund ta raportonin tek autoritetet.

#YoTambien dhe gjykimi i ‘Wolf Pack’: #MeToo në Spanjë

Në Spanjë, #MeToo u bë #YoTambien, një përkthim i drejtpërdrejtë i hashtag-ut origjinal dhe #Cuéntalo, një ftesë direkte për gratë që të flisnin për ngacmimet dhe dhunën ndaj të cilës ishin nënshtruar.

Kjo lëvizje feministe filloi pas verdiktit të gjyqit famëkeq të “La Manada” ose “Kope Ujqish” të vitit 2018, ku gjykata nuk arriti të dënonte pesë burra për përdhunimin në grup të një gruaje të re në Pamplona në vitin 2016.

Këtë vit, kongresi i Spanjës miratoi ligjin e miratimit seksual “Vetëm po do të thotë po”, i cili thotë se pëlqimi nuk mund të supozohet si parazgjedhje ose vetëm me heshtje.

#MeToo kurrë nuk arriti në Itali

Një nga njerëzit e parë që drejtoi gishtin drejt producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, i cili u akuzua për më shumë se 80 akuza për përdhunim dhe ngacmim seksual, ishte aktorja italiane Asia Argento.

Përderisa Argento u bë një nga figurat kryesore të #MeToo, pozicioni i saj në lëvizje më vonë u bë mjaft i vështirë pasi u gjet se u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një aktor dhe muzikant 18-vjeçar kur ajo ishte 37 vjeç.

Por nuk është vetëm figura e Argento-s që çoi në skepticizëm ndaj #MeToo në Itali. Megjithëse shkrimtarja Giulia Blasi lansoi #Quellavoltache në 2017, “Atëherë kur”, duke u kërkuar grave të dilnin me historitë e tyre të ngacmimeve seksuale dhe të flisnin për përvojat e tyre që nuk u besuan kur raportonin për raste të tilla, “#MeToo kurrë nuk arriti në Itali.

Ballkani

Ndërsa në Ballkan, diskutimi publik mbi lëvizjen #MeToo u hap nga gra të vendeve të ndryshme të cilat kanë folur publikisht mbi përjetimet e tyre të ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale.

Milena Raduloviq, aktore serbe, ka folur publikisht se si ish-profesori i saj, Miroslav Mika Aleksić, ka përdhunuar atë. Pas deklarimeve të saj, Aleksić u akuzua edhe nga shtatë gra të tjera.

Në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ishte një nga mijëra gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe është e para që foli publikisht për këtë. Krasniqi-Goodman për herë të parë e pranoi publikisht përdhunimin e saj në vitin 2017, kur ajo postoi një letër të hapur për përdhunuesit e saj në faqen e saj në Facebook.

Së fundmi ka pasur edhe denoncime publike në Kosovë nga vajza që kanë raportuar për ngacmime seksuale dhe për trajtimin seksist të rasteve të tilla nga organet e drejtësisë.

Çfarë mund të bëjmë sot me lëvizjen #MeToo?

Ndryshimi më i madh që solli lëvizja është ndërgjegjësimi i publikut.

Më shumë se një dekadë më vonë, njerëzit filluan të shikojnë nga afër dinamikën e pushteteve në vendin e punës dhe në hapësirat publike dhe të vënë në pikëpyetje se kujt i jepej mosndëshkimi kur kryente abuzime (përgjigja: burrat në pushtet).

Dhuna dhe ngacmimi seksual gjithashtu, për fat të keq, nuk janë zhdukur. Kjo është arsyeja pse lëvizja feministe tani duhet të vazhdojë presionin për të vazhduar luftën e saj kundër abuzimeve – përtej ngacmimeve seksuale.

Pesë vite më vonë, lëvizja #MeToo nuk është zhdukur.