Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

75% e grave kandidate për zgjedhjet lokale në Kosovë nuk marrin mbështetje financiare

QIKA 7.9.2021

Ditën e sotme, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar raportin “Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore të Grave Kandidate”. Të gjeturat e këtij hulumtimi pasqyrojnë mungesën e mbështetjes financiare për gratë deputete gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas raportit thuhet se 75% e të anketuarave nuk mbulohen financiarisht për shpenzimet e derivateve të veturave përgjatë udhëtimeve në periudhën e fushatës, ndërsa vetëm 25% e grave kanë qasje në shfrytëzimin e veturave për takimet në fushatën zgjedhore.

Ndër të tjera, 75% e të anketuarave kanë pohuar se janë ndjerë të diskriminuara brenda subjekteve politike të cilave u përkasin sa i përket ndarjes së fondeve gjatë fushatës zgjedhore, raporton Zëri.

Përveç të dhënave të nxjerra nga hulumtimi u parashtruan edhe disa rekomandime drejtuar subjekteve politike dhe politik-bërësve të tilla si: sigurimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e fushatës zgjedhore për gratë kandidate, rritja e financimit dhe krijimi i hapësirës për paraqitje mediale, krijimi i mekanizmave dhe rregulloreve të brendshme që sigurojnë ndarjen e buxhetit dhe resurseve, të bëhet analiza gjinore e Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, krijimi i normave ligjore që sanksionojnë mosrespektimin e Ligjit për Barazi Gjinore në instance të tjera normative etj.