Gratë janë prekur në mënyrë jopropocionale nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ku gratë përbejnë pothuajse 90% të refugjatëve. Megjithatë, gratë janë akterë humanitarë, udhëheqëse të komunitetit, dhe furnizuesepër familjet e tyre. Një në dy biznese në Ukrainë është themeluar nga një grua dhe çdo ditë e më shumë gratë po marrin rolet në profesionet tradicionalisht të dominuara nga burrat si siguria, transporti dhe minierat.
Më shumë se gjysma e 14.6 milionë njerëzve në Ukrainë janë gra dhe vajza. Që nga pushtimi i Rusisë në 2022, organizatat për të drejtat e grave dhe gratë kanë ofruar ndihmë humanitar, kanë avokuar për të drejtat e grave, kanë mbajtur rolet udhëheqëse në biznes dhe politikë, derisa shumë prej tyre u janë bashkuar forcave të armatosura.
Në mes të këtyre grave është Kseniia Mishyna, udhëheqëse e një fshati në Ukrainë. Ajo udhëheq evakuimet, furnizon me gjërat esenciale dhe mirëmban rrjetet e energjisë elektrike dhe gazit. Pavarësisht rraskapitjes së saj, Mishyna mbetet forcë e qëndrueshme e shpërndarjes së ndihmave humanitare.
Mijëra gra iu bashkuan forcave të armatosura të Ukrainës përgjatë agresionit ushtarak të Rusisë në 2014 dhe pushtimit të plotë në shkurt 2022. Shumë prej tyre u trajnuan dhe mbanin uniforma të bëra për burra, sikur Iryna Klochko, analiste e inteligjencës në njësinë e inteligjencës ajrore ukrainase. Shumica e grave që shkojnë në ushtri kanë vështirësi me uniformat, pasi ato janë krijuar për burra, duke e bërë të vështirë lëvizjen e rehatshme të tyre duke mbajtur veshur jelekun antiplumb.
Hanna Demydenko, ndihmës-ushtarake vullnetare, themeloi një organizatë për të ndihmuar vullnetaret dhe familjet e tyre të marrin garancitë e mbrojtjes sociale në nivel shtetëror. Në 2019, projektligji nr.2045-1 u miratua, duke njohur vullnetaret ushtarake si luftëtare, duke i lejuar të kenë qasje në masat e mbrojtjes sociale dhe mbështetjen e shtetit.
Klochko së fundmi iu bashkuar Lëvizjes Veteranka, e cila drejton punëtori rrobaqepësie për të dizajnuar uniforma ushtarake për gratë pa pagesë. Organizata gjithashtu po avokon për futjen e uniformave standarde për gratë në shërbim ushtarak.
UN Women punon me mbi 40 organizata të grave në Ukrainë dhe ka mbështetur mbi 100,000 gra dhe vajza përmes programeve të saj. Megjithatë, globalisht, financimi për organizatat e udhëhequra nga gratë dhe për të drejtat e grave në vendet e prekura nga konflikti dhe lufta është më pak se 1% në Ndihma Zyrtare për Zhvillim (ODA).