Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

OKB: Sulmet e Izraelit ndaj kujdesit shëndetësor riprodhues në Gaza janë gjenocidale

QIKA 18.3.2025

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit me bazë në Gjenevë tha në një raport të ri se Izraeli sulmoi dhe shkatërroi qëllimisht qendrën kryesore të fertilitetit në Gaza, ndërsa në të njëjtën kohë bllokoi hyrjen e ilaçeve për shtatzënitë, lindjet dhe kujdesin neonatal.

Ekspertët e OKB-së thanë se Izraeli ka kryer akte gjenocidale kundër palestinezëve duke shkatërruar sistematikisht objektet e kujdesit shëndetësor të grave gjatë luftës në Gaza dhe duke përdorur dhunën seksuale si një strategji lufte, shkruan Al Jazeera.

Në këtë raport komisioni gjeti se autoritetet izraelite “kanë shkatërruar … kapacitetin riprodhues të palestinezëve në Gaza si grup, përmes shkatërrimit sistematik të kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues”.

Në anën tjetër, Izraeli kundërshtoi akuzat dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu cilësoi gjetjet e OKB-së si “akuza të rreme, duke përfshirë pretendime absurde”.