UN Women ka publikuar raportin “Women’s Rights in Review 30 Years After Beijing”, sipas së cilit të drejtat e grave dhe vajzave po përballen me kërcënime të paprecedenta në mbarë botën – nga rritja e diskriminimit, përkeqësimi i mbrojtjes ligjore, deri te reduktimi i fondeve për programet dhe institucionet që i mbështesin dhe i mbrojnë ato.
Raporti dëshmon së në vitin 2024 një e katërta e shteteve në mbarë botën raportuan regres sa u përket të drejtave të grave dhe vajzave.
Sipas raportit:
Pavarësisht progresit të bërë, vetëm 87 vende janë udhëhequr ndonjëherë nga një grua.
Një grua apo vajzë vritet çdo 10 minuta nga partneri intim ose një anëtar i familjes.
Teknologjia dixhitale dhe inteligjenca artificiale përhapin stereotipe të dëmshme, ndërsa hendeku dixhital gjinor po kufizon mundësitë e grave.
Në dekadën e kaluar, bota regjistroi një rritje shqetësuese prej 50 % të numrit të grave dhe vajzave që jetojnë në konflikt.
Aktivistet për të drejta të grave përballen me ngacmimet e përditshme, sulme personale dhe madje edhe vdekjen.
Krizat e fundit globale – si COVID-19, ndryshimet klimatike, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve po thellojnë më tutje pabarazitë dhe rrisin urgjencën për veprime konkerete.
“Globalisht, të drejtat e njeriut janë nën sulm. Në vend të integrimit të të drejtave të barabarta, ne po shohim integrimin e mizogjinisë. Ne duhet të qëndrojmë të palëkundur në realizimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe fuqizimit real për të gjitha gratë dhe vajzat, për të gjithë, kudo,” tha António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Raportin e plotë e gjeni këtu.