Sot, në orët e hershme të mëngjesit një burrë ka vrarë vajzën e tij 15 vjeçare dhe ka plagosur vajzën tjetër 10 vjeçare dhe bashkëshorten e tij.
Sipas Prokurorisë vajzat janë të mitura. Policia, Prokuroria dhe institucionet tjera janë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para, dyshohen se viktimat dhe i dyshuari janë shtetas të huaj, raporton Kallxo.com.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Prizren.
“Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therrë me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë” – tha zëdhënësi i Policisë së Preizrenit, Shaqir Bytyqi. Lëndime ka pësuar edhe një 35 vjeçare, që sipas Policisë, është bashkëshortja e të dyshuarit.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe për momentin është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi ka lënduar edhe veten.