Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë paguhen më pak se burrat në shumicën e sektorëve në Kosovë

QIKA 16.5.2025

Instituti GAP ka publikuar një infografikë e cila paraqet dallimet sipas gjinisë në pagën mesatare bruto ndërmjet sektorëve në Kosovë, për vitin 2024.

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në të gjithë sektorët, përveç furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbeturinave, burrat paguhen më shumë se sa gratë në Kosovë.

Në administrim publik dhe mbrojtje, burrat paguhen mesatarisht 607 euro, ndërsa gratë 508 euro.

Në akomodim dhe shërbim ushqimor, paga është e njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat.

Tek aktivitetet e patundshmërisë, burrat paguhen 200 euro më shumë se gratë. Burrat marrin mesatarisht 630 euro, ndërsa gratë 430 euro.

Burrat paguhen më shumë edhe në aktivitetet e shëndetit dhe të punës sociale. Ata marrin mesatarisht 551 euro, ndërsa gratë 371 euro.

Në aktivitetet shërbyese, burrat paguhen 481 euro, e gratë 388.

Dallim i lartë në pagë sipas gjinisë vërehet edhe tek aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ku burrat marrin 639 euro e gratë 555 euro.

Në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, burrat paguhen mesatarisht 622 euro, e gratë 508 euro.

Edhe në arsim, gratë paguhen më pak. Ato paguhen 335 euro, e burrat 351.

I vetmi aktivitet ku gratë paguhen më shumë është furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, ku marrin 20 euro më shumë. Ato paguhen 488 euro, e burrat 468 euro.