Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vite burgim Zivojin Nesiqin, i akuzuar për krime lufte – dhunim seksual.
Zivjojin Nesiqi po akuzohet se gjatë vitit 1998-199, kishte kryer dhunë seksuale ndaj një viktime të nacionaliteti shqiptar.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij më 26.08.2024.
Ndërkaq që nga koha e arrestimit, i akuzuarit ka qëndruar në paraburgim.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Sipas QKRMT-së, ky dënim, është vetëm dënimi i dytë për krime lufte, dhunim seksual gjatë luftës.
“E mbijetuara në këtë rast është referuar në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) nga znj. Vasfije Krasniqi Goodman. Që nga ajo kohë, QKRMT i ka qëndruar pranë në mënyrë të vazhdueshme, duke ofruar mbështetje psikologjike dhe ligjore që nga fazat e hershme e deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e QKRMT-së.