Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Shkenca sfidon konceptin binar të seksit biologjik

QIKA 11.11.2025

Një studim i publikuar së fundmi nga Shoqëria Max Planck sfidon mënyrën tradicionale se si e kuptojmë seksin biologjik. Sipas hulumtuesve, shumica e organeve të trupit njerëzor nuk mund të klasifikohen vetëm si “mashkullore” apo “femërore”, pasi modelet gjenetike që i përbëjnë ato janë shumë të ngjashme mes sekseve.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Chen Xie, Sven Künzel dhe Diethard Tautz dhe i botuar në revistën shkencore eLife, ka analizuar mijëra të dhëna gjenetike nga njerëz dhe minj. Rezultatet tregojnë se vetëm organet riprodhuese – si testikujt dhe vezoret – shfaqin dallime të qarta mes sekseve, ndërsa organet e tjera, si zemra, mëlçia apo mushkëritë, kanë shumë ngjashmëri në mënyrën se si gjeneve u aktivizohen funksionet.

Studiuesit theksojnë se trupi i njeriut duhet parë si një “mozaik i seksit biologjik” në kuptimin biologjik, ku çdo organ bart kombinime të ndryshme të karakteristikave gjenetike. Ky zbulim e bën të qartë se edhe vetë biologjia është më komplekse sesa ndarja binare që shoqëria shpesh imponon mbi seksin, por edhe mbi gjininë.

“Kjo tregon se as në nivelin më bazik – atë të gjeneve – trupi ynë nuk është plotësisht binar,” shkruan ekipi kërkimor. “Ndërsa organet riprodhuese dallojnë qartë, shumica e organeve të tjera janë një përzierje e dendur mes sekseve.”

Ky studim hap diskutime të reja jo vetëm në biologji, por edhe në mënyrën se si kuptojmë dhe pranojmë diversitetin njerëzor, duke treguar se shkenca mund të ndihmojë në çmontimin e miteve të vjetra mbi trupin dhe identitetin.