Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Ndalimi i gjymtimit gjenital femëror në Gambi shqyrtohet nga Gjykata Supreme

QIKA 13.1.2026

Gjykata Supreme e Gambias ka nisur shqyrtimin e një padie që synon të rrëzojë ligjin që ndalon gjymtimin gjenital femëror (FGM). Padia është paraqitur nga një deputet dhe disa udhëheqës fetarë, të cilët argumentojnë se ndalimi i kësaj praktike shkel të drejtat kushtetuese për liri fetare dhe kulturore.

Çështja vjen pasi parlamenti i Gambias refuzoi në vitin 2024 një projektligj që synonte dekriminalizimin e gjymtimit gjenital femëror. Pas këtij refuzimi, ata që kundërshtuan ligjin e kanë çuar çështjen në Gjykatën Supreme, raporton The Guardian.

Gjymtimi gjenital femëror është i ndaluar me ligj në Gambi që nga viti 2015, por zbatimi i ligjit ka nisur vetëm në vitin 2023. Sipas legjislacionit aktual, kryerja e kësaj praktike dënohet me burg dhe gjoba.

Sipas të dhënave, Gambia ka një nga normat më të larta të gjymtimit gjenital femëror në botë ku rreth 75% e grave të moshës 15–49 vjeç e kanë përjetuar këtë praktikë, shumica në fëmijëri.