Një burrë kosovar, rreth 55 vjeç, është arrestuar në Istog nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture, ka raportuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 14:10. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Istog / 29.01.2026 – 14:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.