Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Adoleshentja që po ndihmon gratë në Poloni të shpëtojnë nga dhuna në familje

QIKA 29.3.2021

Faqja e rreme kozmetikës e krijuar nga një adoleshente ndihmon qindra gra për të raportuar dhunën në familje gjatë Covid-19

Organizata Botërore të Shëndetësisë raporton se për shkak të pandemisë Covid-19 janë rritur më shumë së 60% rastet e dhunës në familje në Evropë. Vetëm në Poloni në marsin e vitit të kaluar, organizata më e madhe për të drejtat e grave, Centrum Praw Kobiet (CPK), kishte raportuar një rritje prej 50% të thirrjeve në linjën e krijuar vetëm për dhunën në familje. 

Kjo gjendje ka shtyrë shtete dhe grupe të caktuara të ndërmarrin masa për të parandaluar rritjen e mëtutjeshme të rasteve të dhunës. Kështu , Franca ka implementuar një skemë në farmaci përmes së cilës gratë mund të raportonin dhunën duke përdorur kodin “Mask 19”.

Ky shembull e ka inspiruar adoleshenten Krysia Paszko të krijoi një llogari fiktive në Facebook gjoja për një kompani të kozmetikës. Ajo përdori llogarinë e saj private për t`i lajmëruar të tjerët për qëllimin e vërtetë të faqes që sapo kishte hapur. “Nëse jeni në karantinë apo të izoluara me një person toksik apo të dhunshëm, dërgoni një mesazh. Nëse bëni pyetje rreth kozmetikës natyrale, ne do të ju monitorojmë. Nëse na shkruani “STOP , ne do të thërrasim policinë në emrin tuaj”, shkroi ajo në llogarinë e saj private duke shtuar edhe vegëzen e llogarisë së kompanisë kozmetike.

Ky postim është shpërndarë shumë dhe Paszko mezi mund të menaxhonte numrin e mesazheve që pranonte. Brenda pak ditësh u detyrua të kërkoi ndihmë nga CPK. Që nga ajo kohë psikologë, avokatë dhe vullnetarë të CPK-së janë angazhuar për ta ndihmuar Paszko-n për t`iu përgjigjur vrullit të madh të kërkesave për ndihmë.

Duke e ditur se një pjesë e grave monitorohen nga partnerët e tyre gjatë përdorimit të internetit, Paszko e zhvilloi një sistem me pyetje të koduara përmes përgjigjeve të të cilave kuptohej saktësisht se për çfarë lloj asistence ka nevojë personi që raportonte.

Sipas Monika Perdjon, një terapiste për përgjigjje emergjente në CPK, që nga pranvera e shkuar më shumë se 500 gra që jetojnë në Poloni por edhe të tjera në Holandë e Gjermani, kanë gjetur ndihmë përmes llogarisë kozmetike të Paszko-s. Kjo iniciativë është një përgjegjësi e lartë thotë Paszko, por ajo është e lumtur që një faqe e tillë ekziston dhe është duket pasur ndikim.