Në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej nëntë raste të dhunës ndaj grave, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet janë regjistruar si vijon:
– Fushë Kosovë 12.07.2026 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
– Graqanicë 12.07.2026 – Koha NN. Raportohet se viktima femër kosovare, ka njoftuar se në vazhdimësi ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ushtron dhunë psikike. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
– Graqanicë 13.07.2026 – 18:50. I dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij. Palët janë intervistuar, më pas me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
– Lipjan 13.07.2026 – 20:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
– Prishtinë 13.07.2026 – 11:40. Viktima femër kosovare ka deklaruar se ka qenë e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
– Istog 11.07.2026 – 00:00. I dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
– Pejë 13.07.2026 – 21:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
– Rahovec 09.07.2026 – 23:30. I dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari është intervistuar, më pas me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
– Mitrovicë Veri 13.07.2026 – 08:30. I dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur përmes telefonit ish-bashkëshorten e tij. I dyshuari është intervistuar, më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.