Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Burri dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren

QIKA 26.8.2026

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur në Prizren, ndërsa burri 81-vjeçar është arrestuar.

Siç ka njoftuar Policia në Prizren, vdekjen e L.D. e kanë konstatuar autoritetet në vendngjarje – në shtëpinë e saj, në orët e para të së mërkurës. 

Bashkëshorti është shoqëruar në polici dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka lindur dyshimi për veprën penale “vrasje e rëndë”. Sipas njoftimit policor, “dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, raporton Koha.net.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. I dyshuari B.D. është ndaluar për 48 orë.

Policia ka njoftuar po ashtu se sipas evidencave zyrtare, “çifti nuk ka pasur raste të mëhershme të dhunës të raportuara dhe në momentin e incidentit kanë qenë vetëm në shtëpinë e tyre”.

“Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit”, përfundon njoftimi i Policisë.